Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, i thirrur nga Prokurori i SPAK Dritan Prençi, lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj është paraqitur në SPAK që në orën 9:00 të mëngjesit, duke qenë se ka arritur herët ai ka qëndruar në pritje për t’u marrë në pyetje.

Ndërkohë që në një postim në  Whatsapp ‘Story’, Veliaj ka thumbuar kundërshtarët politik, madje dhe analistët të cilët kanë folur një ditë më parë në media për thirrjen e tij në SPAK.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Veliaj pritet të jetë prezent sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit. Po ashtu është parashikuar që edhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u në vitin 1995.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re