Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili kërkon mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie po dominon ndjeshëm garën në kryeqytet deri në këtë fazë të numërimit të votave.

Deri më tani Veliaj udhëheq me 52.97% të votave, konkretisht 54 205 vota në total. Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri më tani 35.92% të votave, 36 749 vota në total.

Pas tij në garë rendtitet Arlind Qori me 5108 vota, Roland Bejko me 4562 vota, Marko Dajti me 880 vota dhe Lajla Përnaska me 818 vota.

Deri më tani në bashkinë Tiranë janë numëruar 341 kuti votimi nga 941 në total.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re