Kryebashkiaku i Tiranës,  i cili do të mbahet mend, si shërbëtori që nën urdhërat e Edi Ramës, shembi Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, vijon të tallet në rrjetet sociale, me aktin që ka kryer.

Ai ka ngritur rnjë paralele mes Teatrit Kombëtar, godinë e trashëgimisë tonë kulturore dhe shtëpisë së nënë Qamiles, që e shembi tërmeti.

Por, edhe me këtë krahasim banal, duket se Veliaj nuk ka qëlluar në shenjë, sepse shtëpinë e Qamiles e shembi tërmeti, ndërsa teatrin e shqiptarëve, e shembën ai bashkë me shefin, në mënyrë brutale dhe të paligjshme.

“Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë. Sot qamë për herë të dytë, me lot gëzimi për futjen në shtëpinë e re, më moderne e me të gjitha kushtet.
Edhe Teatrin e ri Kombëtar, xhevahirin e ri të Tiranës dhe strehën e të gjithë artistëve, do ta presim me po kaq ngazëllim. Kemi nisur nga puna!“, shkruan Veliaj.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re