Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe njëherësh ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ishte sot në News 24 për të folur për fushatën e 11 majit. 

Mazniku u pyet nga moderatorja Ola Bruko, edhe për Erion Veliajn i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Ministri thotë se kryebashkiaku i Tiranës i mungon, por me të nuk ka patur komunikim pasi nuk i lejohet.

Sakaq, shprehet se qëndrimi i tij është ai i PS-së dhe Edi Ramës që ka qenë ezaurues për këtë rast. Më tej thekson se PS mbetet garantë e palëkundur e reformës në drejtësi.

Mazniku: Kryeministri është drejtuesi politik i Tiranës. Pa dyshim, Erioni është një mik i afërti i imi dhe më mungon. Nuk na lejohet të komunikojmë. Është mirë dhe duke bërë betejën e tij. Besoj se është çështje që kryeministri është shprehur në mënyrë ezauruese dhe nuk kam për të shtuar dhe për të hequr për pozicionin e PS. Është një pozicion i ekuilibruar dhe i qartë. Unë nuk kam ç’të shtoj as më shumë e as më pak.

Jam mik i Erionin, por është çështje irelevante. Meritojmë që drejtësia ti shkojë çështjeve deri në fund. Duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe të mos krijojmë aludimeve. Ka patur impakt, por jemi të fokusuar tek zgjedhjet.

Besoj se për këtë çështje PS ka patur një pozicion shumë të qartë dhe çështja se reforma në drejtësi është në këmbë falë PS dhe Edi Ramës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko