Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kufirin grek për shkak të vendosjes së orarit dhe të rritjes së fluksit të madh për t’u rikthyer para datës 16 për në shtetin fqinj.

Reagimi i Xhixhos:

Katastrofe humanitare situata në kufirin grek te Kakavijë një radhë me 30 km e gjatë në temperaturë 40 grade vazhdon prej 3 ditësh.

I bej thirrje Ministrit të librave të hapi telefonin dhe t’i përgjigjet me urgjencë kësaj situate katastrofike që po përjetojnë gra, fëmijë, burra e të moshuar.

Gjithashtu Ministri i Shëndetësisë të dërgoj ambulanca dhe ekip shëndetësor për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Urgjent kjo situatë duhet të zgjidhet është një trajtim ç’njerezor i papranueshëm .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re