Skip to content

Erisa Xhixho në Mëngjesin Vjetor të Lutjeve në SHBA, mes liderëve botërorë

629430329 18553790044009627 6135193169407104003 n


Përfaqësuesja shqiptare Erisa Xhixho mori pjesë në Mëngjesin Vjetor të Lutjeve, një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë liderë politikë, fetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë bota.

Gjatë aktivitetit, Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, mbajti fjalimin kryesor, duke theksuar rëndësinë e besimit, unitetit dhe bashkëpunimit si faktorë kyç për përballimin e sfidave globale dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Eventi shërbeu si një platformë reflektimi dhe dialogu, ku u riafirmua nevoja për ndarjen e vlerave të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të paqes dhe mirëqenies së brezave të ardhshëm.