Për të parën herë socialistët do të kërkojnë të vazhdojnë drejtimin e bashkisë së Lushnjes me një grua. Ajo është Eriselda Sefa.

 

Prej 7 muajsh, si e komanduar ajo po çon përpara punët e pushtetit vendor. Në ndryshim nga kandidatët e tjerë socialistë për kryebashkiakë në vendoret e pjesshme të marsit, përgjegjësia për të është e dyfishtë. Ajo mori votëbesimin jo vetëm të partisë por edhe të strukturave me të cilët bashkëvepron, tanimë prej shumë vitesh.

ERISELDA SEFAKANDIDATE PER KRYETARE BASHKIE, LUSHNJE

“Prej shumë vitesh aderoj në Partinë Socialiste si anëtare e saj, kryetarja e FRESH për disa vite, aktualisht anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në gjithë këto vite unë kam krijuar një besueshmëri të profilit tim politik.”

 

Në 7 muajt si qytetare e parë e Lushnjes, edhe pse angazhimi i saj në të gjitha nivelet e qeverisjes vendore nis që prej vitit 2006, Eriselda Sefa, të parën detyrë që ndërmori ishte shndërrimi i institucionit në shtëpinë e përbashkët të lushnjarëve.

 

“Unë kam filluar të kem një institucion të hapur. Llogaridhënie transparente për shkak të eksperiencës sime të punës prej shumë vitesh. Unë kam mundur të orientoj projektet dhe idetë e institucionit rreth atyre që prek më shumë këta qytetarë”.

 

Pas ndërtimit të kompleksit sportiv, është besimplotë se do t’ia dalë ti japë qytetit të saj atë që prej vitesh kërkohet, rehabilitimi i përroit dhe ndërtimi i unazës së qytetit.

 

“Shumë shpejt fillon përroi i Lushnjes, Unaza e qytetit. Një nga projektet më sfiduese do të jetë ngritja e parkut në fushën e plehrave, që ishte një shqetësim i madh prej vitesh për qytetarët e Lushnjes. Gjatë vitit 2022 do të kthehet në një park.”

Në 6 mars, përballë do të ketë dy kandidatë që vijnë nga e njëjta forcë politike por në sigla të ndryshme, Partia Demokratike dhe “Shtëpia e Lirisë”.

 

“I njoh të dy personalisht, janë bashkëqytetarët e mi. Tek qytetarët e Lushnjës më shumë do të vlerësohet Eriselda me alterativën dhee qasjen që ka ajo se si si mendon ta drejtojë Lushnjen sot por edhe Lushnjen e së ardhmes”. 

 

Prej vitit 1992, bashkia e Lushnjes, në 15 vite është drejtuar nga Partia Socialiste. Eriselda Sefa synon të jetë e para grua kryebashkiake e qytetit të kongresit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re