Qytetarët në Lushnje vendosin sot për kryebashkiakun e ri. Qendrat e votimit u hapen në oren 7:00 ndërsa vonesa u regjistruan në një pjesë të konsiderueshme të tyre.

 

Me zgjidhjen e problematikave, votimi vijoi normalisht. Qendrave te votimit iu drejtuan dhe kandidatët për kretar bashkie.Rreth orës 10:00 kandidatja e PS Eriselda Sefa iu drejtua kutive të votimit e shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali i saj.

 

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që ë votojnë masivisisht në mënyrë të qetë e duke respektuar njeri-tjetrin.

 

 

“Vota është e drejtë ligjore, detyrim qytetar, por edhe përgjegjësi ndaj të tjerëve që nuk kanë mundësi të votojnë! Përdoreni këtë privilegj edhe për fëmijët që nuk kanë mundësi të votojnë, edhe për ata që nuk kanë mundësi fizike të shkojne në qëndrat e votimit për arsye shëndetësore, apo edhe për ata që janë në emigracion. Me votë ne i japim peshë bashkëqeverisjes dhe llogaridhënies! Me votë ne zgjedhim rrugën e së ardhmes për komunitetin ku jetojmë, për Lushnjen që duam! Ajo që na bashkon për Lushnjen tonë, është shumë e më shumë në raport me ndasitë politike! Ndaj, votoni masivisisht në mënyrë të qetë e duke respektuar njeri-tjetrin, sic lushnjarët dinë të bëjnë, e sikurse e reflektuan gjatë gjithë periudhës së fushatës”, tha Sefa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re