Nga Erjon Braçe 

Gjykata private e evaziuonit fiskal, Havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet.

Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen;

Çështja e “Havana” në Dhërmi është lënë e Gjykatës Administrative.

Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar.

Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek “Havana”.

Kete here edhe ne gjykaten private!

Poo, tani e kam shume te qarte:

Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar!

E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!

Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter!

Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e #Vettingut!

Nderkohe, nuk mbaron ketu!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re