
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Dorëheqja është dorëzuar mbrëmjen e sotme nga vetë Dredha, i cili deri më tani ka drejtuar bashkinë bregdetare. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
Vlen per te theksuar se Dredha ka qene ne qender te sulmeve nga kryeministri muajt e fundit.
Sulme te cilat kreu i qeverise nuk ka ngurruar ti beje as publikisht duke ngritur gishtin dhe duke theksuar se puna e Dredhes ne krye te bashkise se Vlores le per te deshiruar. Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin.
