Skip to content

Ermal Hadribeaj fiton duelin e karrierës pas 12 raundeve, “The Albanian Sniper” siguron “biletën” drejt titullit botëror të WBC

WhatsApp Image 2026 05 23 at 20.06.21

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fitoi duelin në ringun e Oberhausenit, në Gjermani, duke mposhtur francezin, Balary Samake. Kjo ishte një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së Hadribeaj.

“The Albanian Sniper” triumfoi në ndeshjen “WBC World Final Elimination Fight”, sfidë që e afron boksierin shqiptar me titullin botëror të WBC.

Hadribeaj mbetet i pamposhtur në karrierën profesioniste dhe konsiderohet një nga boksierët shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Dueli u prit me interes të madh nga tifozët shqiptarë. Fitorja e sotme e çon edhe më pranë majës së boksit botëror, Hadribeajn.