Skip to content

Ermal Mamaqi largohet nga Klani, ja kush e zëvëndëson

Të shuma janë lëvizjet mediatike edhe për këtë sezon të ri.

Ermal Mamaqi nuk do të jetë më pjesë e Klani, ndërsa Marina Vjollca do të moderojë programin humoristik “Duplex”.

Thuhet se Ermal Mamaqi do të largohet nga Klan dhe ditën e shtune do jepet spektakli i humorit “Duplex”.

Por, edhe ky emision do ndryshojë pasi do të prezantohet nga Marina
Vjollca dhe krahas humorit, do të ketë elemente të tjera te spektaklit
si të ftuar nga fusha e muzikës dhe jo vetëm.

Prej disa sezonesh, Mamaqi drejtonte “Xing me Ermalin”, ndërsa nuk
dihet se ku do ta shohim në vijim, pasi edhe vetë moderatori ende nuk ka
reaguar për këto lajme.