Të luftosh për një kauzë, e cila ndërgjegjëson gratë në ekzaminimin e hershëm të kancerit të gjirit, nuk është vetëm një moto dhe por edhe mision i çdo femre në vetvete.

 

Sopranoja e skenave më prestigjioze në botë Ermonela Jaho do të këndojë sot në kuadër të fushatës së tetorit rozë, për të ndihmuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit në Shqipëri.

 

Koncerti simbolik e vë theksin tek gruaja dhe forca e saj për të t’ia dalë mbanë.

 

Fushata “Tetori rozë më kujton…” ka sjelle gjatë këtij muaji edhe aktivitete të tjera që kanë sensibilizuar gratë e vajzat për të mos neglizhuar kontrollet diagnostikuese të kancerit të gjirit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re