Ndryshe nga disa muaj më parë ku pjesëmarrje në masterclass-in e mbajtur  nga sopranoja e njohur me famë botërore Ermonela Jaho ishte e ulet këtë herë duket se numri i aplikantëve është më i lartë.

 

Studentë, por edhe pedagogë i janë bashkuar sopranos,  e cila një pjesë të eksperiencës së saj skenike po e sjell edhe në Shqipëri.

 

ERMONELA JAHO

SOPRANO

“Aplikimet janë bërë të shumta, ka pasur interesime nga shumë vende të botës dhe të rajonit. kjo është më tepër një bashkëpunim sepse dhe unë mësoj prej tyre, kthehem ne fillimet e mia, pra ndërveprojmë dhe përpiqem që eksperiencën time t’ju u jap dhe atyre.  Unë jam këtu dhe atë që kam për të dhënë do e jap kush do ta marrë le të marrë dhe kush do ta lerë le ta lërë.”

 

Urta Haziraj është një prej pjesëmarrëseve të këtij edicioni dhe duke qenë soprano në Filarmoninë e Kosovës e sheh këtë si një mundësi për t’u rritur artistikisht si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me artistë të tjerë.

 

URTA HAZIRAJ

SOPRANO

“Normalisht teknika e këndimit operistik është një nga teknikat më të vështira dhe për të arritur që të jesh shumë stabel në këtë teknikë duhet të marrësh leksione të ndryshme. Çdo masterclass krijon lidhje me të rinj të tjerë por më së shumti të takon me veten dhe me potencialin që ke gjë të cilën e potencon dhe Ermonela.”

 

Të qenit pjesë e skenës operistike kërkon më shumë sesa vetëm zërin lirik, ndaj Ermonela Jaho ka dhe një kërkesë drejtuar të rinjve, e veçanërisht atyre shqiptar, për vazhdueshmërinë e karrierës së tyre artistike në Shqipëri.

 

ERMONELA JAHO

SOPRANO

“Nuk është vetëm rasti im por dhe rasti i shumë artistëve të tjerë, kush ka provuar të studiojë apo të punojë jashtë e di sa e vështirë është. Për të evituar që të largohen të rinjtë nuk po them që ne jemi arsyeja kryesore por një ndër gjërat që duhet të japim është të sjellim eksperiencën tonë, atë që kemi marrë jashtë dhe jemi këtu ku jemi ta sjellim në Shqipëri. Se këtë teatër do e bëjmë ne nuk do e bëjë askush tjetër, dhe nuk do e bëjmë duke ikur

 

Për katër ditë me radhë Ermonela Jaho do të presë talentet e rinj në masterclassin që po mbahet falas në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me synim përgatitjen e tyre jo vetëm për skenën shqiptare, por dhe atë të huaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re