Skënder Vathi, i cili sipas dëshmisë se 24-vjeçarit Ernejt Shyti është organizatori i vrasjes së Behar Sofisë dhe i ka premtuar 50 mijë euro të riut, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ka pretenduar se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se nuk e njeh Shytin.
Përpara hetuesve të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Xhuljano Visha, i cili sipas dëshmisë të autorit të dyshuar të vrasjes është pikërisht ky që ka kontakuar 24-vjeçarin.
Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta persona prej kohësh kanë qenë në përgjim me urdhër të prokurorisë, të firmosur nga gjyqtarja Ardiana Bere, e cila ka firmosur edhe vendimin për kontrollin e banesave të 4 të arresturve.
Gjatë paradites së sotme Gjykata e Tiranës pritet që të vlerësojnë masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar për të katër ata masën e sigurisë arrest me burg.
/faxweb
