Ernest Muçi mbetet një lojtar tepër i vlerësuar në Turqi me golat, asistet dhe gjithë kontributin në fushën e lojës, ndërsa duke u afruar vera ai po I afrohet udhëkryqit në karrierë.

 

Lajmet nga Stambolli tregojnë se, fati i tij nuk është vendosur, dhe se klubi që i ka kartonin, Beshiktash, po mendohet sërish si alternativë kthimin e tij në ekip.

 

Gazetari Ertan Suzgun komenton se ka ndryshuar opinioni se Muçi nuk i vlen më bardhezinjve.

 

Beshiktash pritet të ketë aktivitet të madh që nga qershori e korriku, me shumë lojtarë që mund të largohen, pra mund të jenë nevoja që të forcohet skuadra.

 

Siç shkruan gazeta “Taka”, ka shumë kërkesa për yjet e skuadrës nga Stambolli, dhe se do të ketë bisedime me agjentët e lojtarëve, përfshi edhe Muçin.

 

Nga ana tjetër, tek Beshiktash duhet të vendosin për yllin tjetër kuqezi, Kristian Asllani, i cili është i huazuar nga Interi. Milanezët kërkojnë 11 milionë euro për kartonin, por lajmet janë që turqit nuk duan të paguajnë më shumë se 5 apo 6 milionë.

 

Trabzonspor ndërkaq e konsideron blerjen e kartonit të Muçit, ndonëse do të duhet të paguajë gjithsej 8 milionë euro, një rekord për të.

 

Për momentin, trajneri Fatih Teke shpreson vetëm që shqiptari të kthehet në fushë pasi ka disa javë që mungon, dhe siç raporton e përditshmja sportive, “Fanatik”, lajmet janë të mira.

 

Ernest Muçi ka 13 gola e 8 asistë këtë sezon, nga të cilët 10 rrjeta e 4 pasime goli vetëm në Superligën turke.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re