Pas përmbytjeve masive të ditëve të fundit, në qarkun Lezhë është shfaqur edhe fenomeni i erozionit. Bëhet fjalë për zonën në fshatin Manati, ku dy banesa dykatëshe janë plasaritur për shkak të rrëshqitjes së tokës

 

Fenomeni i shfaqur në këtë lagje rrëzë malit të fshatit është shqetësues. Të rrezikuara nga rrëshqitja janë disa shtëpi në këtë zonë, ndërsa banoret thonë se erozioni është shfaqur nga vërshimi i ujerave nga mali, për shkak të dëmtimit të pritave malore.

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga shteti, pasi jeta e tyre në këto banesa është në rrezik.

 

Për banorët e zonës si zgjidhje afatgjatë, shihet ndërtimi i pritave malore të cilat janë dëmtuar ndër vite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re