Banorët e fshatit Qafzez kanë zhvilluar protestë për të kundërshtuar vlerën e shtëpive të tyre të cilën e konsiderojnë qesharake.
Vlera e shtëpive fillon nga 250 mijë të vjetra deri në 10 milion lekë të vjetra. Ndërsa për banorët kjo vlerë nuk është korrekte pasi dëmet janë shumë herë më të mëdha se sa vlera.
Ndërkohë ka banorë të cilët shprehen se kanë dalë nga lista dhe se nuk e dinë se çdo bëhet me fatin e tyre. Kujtojmë se fshati Qafzez u përfshi nga një valë tërmetesh ditën e 1 Qershorit dhe që prej asaj dite banorët kanë gjetur mënyra të ndryshme për të jetuar.
Disa jetojnë në kantiere, disa në çadra dhe një pjesë e vogël në kasolle ndërkohë që vetëm 3 ditë me parë kanë filluar me rindërtimin e shtëpive.
Kaq ka mjaftuar qe banoret te dalin te protestojnë per punimet selektive dhe aspak te verteta.