Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, ka deklaruar se një proces zyrtar negocimi mbi çështjen e Qipros mund të fillojë vetëm për një zgjidhje të bazuar në barazinë sovrane.E

Tatar theksoi se ‘takimi joformal 5+1’ mbi Qipron, i vendosur të mbahet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), pritet të zhvillohet në fund të muajit shkurt ose në fillim të muajit mars, në varësi të rrjedhës së pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Duke theksuar se mbi 50 vite bisedime mbi çështjen e Qipros nuk kanë dhënë asnjë rezultat, Tatar tha se negociatat mbi një federatë janë shteruar.

“Adresuesi ynë në ‘konferencën 5+1’ është OKB. OKB merr pjesë në këto takime në kuadër të misioneve të vullnetit të mirë. Nëse kërkohet informacion teknik, ky informacion mund të kërkohet nga BE-ja, por BE-ja nuk është palë në këto takime. Nuk duhet të jetë”, tha Tatar.

Duke folur mbi çështjen e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga BE-ja, Tatar theksoi se vendi i tij kërkoi nga OKB-ja të krijojë bazat e nevojshme dhe shtoi se TRNC-ja i është adresuar BE-së dhe jo Qipros Greke.

Ai tha se “ata janë përpjekur të krijojnë komitete teknike bi-komunale” të përbërë nga turq dhe greko-qipriotë për të punuar në çështjen e vaksinimit.

Tatar po ashtu theksoi se raporti i paraqitur dje për TRNC-në nga komiteti teknik përkatës deklaroi se vaksinat mund të dorëzohen përmes Qipros Greke. Ai shtoi se vendi i tij nuk do ta pranojnë atë dhe se vaksina duhet të dorëzohet drejtpërdrejtë përmes BE-së.

Ishulli i Qipros është ndarë që në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, pas çka Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC-ja.

Dekadat nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Qipros, por të gjitha përfunduan pa sukses. E fundit e zhvilluar në vitin 2017 në Zvicër me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, respektivisht Turqinë, Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, përfundoi pa ndonjë përparim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re