Që prej 11 korrikut, Ervin Bushati është emëruar ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Së fundmi, diplomati ka dorëzuar letrat kredenciale në zyrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.

 

Takimi është memorizuar me disa fotografi të Bushatit krah Presidentit Biden.

Gjithashtu, ish-deputeti është emëruar ambasador jorezident edhe në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

 

Bushati ka mbajtur dy mandate deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, nga 2014-ta deri në 2021-shin/ Më parë, ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

Gjithashtu, ai ka ka qenë Sekretar i Grupit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka shërbyer si kryetar i degës së Partisë Socialiste në Tiranë.

Në shtator të 2021-shit, Ervin Bushati u emërua drejtor i Postës Shqiptare, post të cilin e mbajti për 6 muaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re