Kandidati i PS-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Ervin Demo, në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook shprehet se nëpërmjet digjitalizimit ka evidentuar të gjithë problematikën e Bashkisë së Beratit.

Janë 1260 problematika që janë evidentuar nga grupet e punës dhe shumë shpejt do të shpalosen nëpërmjet alternativës së majtë për qeverisjen vendore të Beratit.

Më poshtë postimi i plotë i kandidatit të PS-së për Beratin, Ervin Demos:

“Mbi 1260 problematika identifikuam në të gjithë territorin e Bashkisë Berat.Digjitalizuam Listën e Problemtikave nëpërmjet një Aplikacioni ku grupet e punës faktuan shqetësimet që u janë bërë “gangrenë” banorëve. Nga këtu do të nisim rigjenerimin e qytetit që duam, të Beratit të lënë pas dore,me më shumë hapësira të gjelbërta dhe ambjente rekreative.Një qytet të pastër dhe të jetueshëm të gjithë e shijojnë njësoj, socialiste, demokratë apo pa parti. Ndryshimi do të jetë i prekshëm dhe së shpejti do të shpalosim programin qeverisës 2019-2023 në çdo zonë të Beratit.”

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME