Kryeministri Edi Rama gjatë vizites së tij në Berat ka bërë edhe një takim me drejtuesit rajonal. Në takimin me dyer të mbyllura kryeministri i ka tërhequr vërejtjen gjithë drejtuesve për mbarvajtjen e puneve në zyrat e tyre dhe që të jenë më pranë qytetareve me angazhim maksimal duke mos lejuar burokracine brenda institucioneve që ata drejtojnë që krijon pakënaqësi tek qytetaret.

Gjatë takimit gjithashtu ai ka prezantuar kandidatin për kryetar në Bashkinë Berat. Nga burime të sigurta bëhet me dije se kandidati i Partisë Socialiste për Beratin do të jetë Ervin Demo. Ky i fundit është konsideruar gjithmonë si kandidati më potencial brenda Partisë Socialiste për të garuar për bashkinë e Beratit në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Ai është pjesë e grupit të punës së kësaj partie për Beratin./ Berati.Tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re