Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka deklaruar se çmimi i qumështit në vendin tonë është më i shtrenjti në botë.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, ai tha se çmimi i shtrenjtë vjen si pasojë e kostove të larta që duhen për të prodhuar një litër qumësht.

 

Blegtoria, ashtu si ndër vite edhe sivjet, kanë pasur fond zhgënjyes. 3.3 miliardë, rreth 28.5 milionë euro që janë vënë në dispozicion për 85 mijë fermerë që janë sot në regjistrin e tatimeve, për diku 300 mijë krerë lopë, fonde që nuk janë të përshtatshme për të mbështetur kontigjentë blegtorësh. Sidomos prodhimtaria e qumështitqë kemi një sektor që kemi të varur një industri të tërë. Nëse kemi fonde nga IPARD-i që kanë mbështetur sektorin e qumështit deri dje, sot është në kolaps, për arsye se spo gjejnë qumësht. Sot kam frikë se kemi qumështin me koston më të lartë në botë, se në rajon po e po. Dhe kjo vjen si pasojë e kostove të larta që prodhohen një litër qumësht.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re