Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji deklaroi në “Studio 24” se nëse Partia Demokratike nuk reformohet, ai nuk do të pranojë asnjë funksion në parti.
I pyetur nga analistët për atë çka ai pret të realizojë me lëvizjen që ka ndërmarrë në takimet me strukturat e PD, Salianji u shpreh se nëse nuk vendoset në shinat e duhura dhe nëse nuk ka reformim, ai do të vazhdojë të flasë, por nuk do të marrë asnjë funksion në parti.
Salianji tha se beteja e tij nuk bëhet për funksione në parti, por për ta bërë PD-në fituese.
“Unë kam bërë beteja pa kompromis ndaj kam mbajtur kostot, e kam betejë pa kompromis vetëm për parime. Nëse nuk vendoset PD në shinat e duhura, nëse nuk ka reformim, unë do të vazhdoj të flas por nuk do të marr asnjë funksion në parti.
Nuk kam shqetësim për ndonjë pozicion politik. Nuk dua të mbaj pozicion të caktuar. Dua që PD të jetë fituese. Dua të kthehemi tek parimet, tek meritokracia. A jemi ne sot fitues, në situatën ku është sot, a arrin ta rrëzojë qeverinë? Unë besoj se kështu siç jemi e kemi të vështirë”, tha Salianji.
VIDEO/ “Takimet do t’i vazhdoj”, Salianji denoncon aferat e Ballukut: Një PD e fortë do të “shkundte” themelet pas skandalit 50 milionë euro
“Këtij kryeministri i arrestohen zyrtarët e lartë, e denoncoi zëvendësi i tij në arrati”, Salianji: Opozita duhet të bashkohet me partitë e vogla, ja si rrëzohet qeveria
A duhet të largohet Berisha?/ “Të takosh demokratët, privilegj”, Salianji: PD ka nevojë për ripërtëritje. Duhet të ketë analizë dhe përgjegjësi
“Qëllimi kryesor është që PD të jetë fituese, kam hyrë në burg për këtë parti”/ Salianji: Duhet të ketë meritokraci, po bëjmë përpjekje për bashkim!
“Dhjetëra ministra, kryetarë bashkish e zyrtarë të lartë të kapur me korrupsion”, Salianji: 50 mln eurot kanë zënë poshtë Ramën dhe Ballukun
Salianji nis turet për rizgjimin e PD, Mentor Kikia: Nuk konkurron me Berishën për takime. Duhet ta shpallësh kandidaturën për kryetar partie që tani
“Kur ish-zv.kryeministrja u mor e pandehur kam kërkuar të bëjmë revoltë”/ Salianji: Ne duhet të zgjojmë PD. Shqetësimi im tejkalon interesin personal
