Home POLITIKA Ervin Salianji e Grida Duma kërkojnë përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar i PD

Ervin Salianji e Grida Duma kërkojnë përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar i PD

0
Ervin Salianji e Grida Duma kërkojnë përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar i PD

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pasi u përballën me rezistencën e kryedemokratit ndaj kërkesës së tyre për dorëheqje, deputetët e PD ndërmarrin një tjetër hap. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Bashës.

I iniciuar nga  deputeti Tomor Alizoti, ky dokument tashmë po qarkullon mes deputetëve, të cilët disa ditë më parë i kërkuan përballë dorëheqjen kryedemokratit ndërsa Report Tv ka mësuar se po firmoset nga disa  prej tyre.

Mbledhja e firmave do të vijojë deri të shtunën në mesditë, ku deputetët pritet t’ja dorëzojnë në mbledhjen e radhës Lulzim Bashës.

Por Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë shkuar edhe më tej, duke hedhur idenë e firmosjes për përjashtimin nga grupi parlamentar të kreut të PD, megjithatë, përjashtimi duket ende një dëshirë e izoluar mes deputetëve të zhgënjyer.

Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht.

I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh.

Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi analize.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë