Deputeti i PD-së Ervin Salianji në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në selinë blu e ka cilësuar Kuvendin e Berishës si tentativë për krijimin e një partie që kërkon elektorat antiamerikan.

E ka cilësuar të papranueshme, Salianji, që drejtues të lartë dhe deputetë të PD-së marrin pjesë në një takim ku sulmohet ambasadorja amerikane dhe Gabriel Escobar.

Sipas deputetit të PD-së, asnjë parti nuk fiton dot zgjedhjet pa partneritetin me ShBA-të.

E papranueshme që drejtues të lartë dhe deputetë të PD janë në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet të lemë marrëzinë të marrë dhenë. Sot u tentua krijimi i një partie që kërkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar.

Ne jemi në anën e duhur të historisë, jemi në anën e drejtë duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokratëve, asnjë parti nuk fiton dot pa partneritetin me ShBA, nuk duhet keqpërdorur dëshpërimi i drejtë që dha situata pas 25 Prillit”-, tha Salianji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re