Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me kryetarin e delegacionit të Parlamentit Europian, Manolis Kefalogiannis, me të cilin thotë se ka zhvilluar një bisedë reale, jo formale.

Ndër të tjera, Salianji shprehet se, rruga e integrimit drejt Bashkimit Europian nis nga forcimi i institucioneve, balanca dhe kontrolli.

“Manolis Kefalogiannis është Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian, biseda me të si edhe eurodeputetin Fabio Massimo Castaldo kishte vlerë, biseduam realisht jo formalisht.

Rruga e integrimit nis nga forcimi i institucioneve, balanca dhe kontrolli!

Sundimi i ligjit garantohet kur ka ekuilibër institucional dhe jo imponim të vullneteve personale , më shumë monitorim europian e me shumë Europë në Shqipëri!”, shkruan ai në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re