Pasi kaloi disa ditë nën kujdes në një spital privat, Ervis Martinaj I plagosur në ngjarjen e fundit të rëndë të regjistruar në ish-bllok, është transferuar në spitalin e burgut.

Kalimi I tij nga spitali privat në atë të burgut u bë gjatë natës u bë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda që Martinaj të qëndroje në burg për 30 ditë, afat ku prokuroria duhet të sjelle prova të reja në të kundërt ai do të lërë qelinë.

Ervis Martinaj u plagosnë qafë  në një përplasje me armë të ndodhur në një lokal në ish bllok, të enjten e kaluar. Në këtë ngjarje u vra truproja e tij Fabian Gaxha dhe u plagos një tjeter shok I tij Eljon Hate I cili ndodhet në gjëndje te rëndë në Spitalin e Traumes.
Për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim Ervin Mata ( partneri i Elvana Gjatës për të cilën dyshohet të ketë nisur konflikti), Fabjol Alushi dhe Melviol Bilo, oficeri I forcave komando që dyshohet të ketë qëlluar me viktimen dhe të plagosurit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re