Deputeti i PD, Kreshnik Osmani ka kritikuar qëndrimin e Ramës sa i përket samitit të organizuar ditën e sotme në Ohër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Në një intervistë për Fax Neës, Çollaku u shpreh se ideja e Ballkanit të Hapur ishte një ide ruso-serbe.

“Serbia është vendi drejtpërdrejt i varur nga Rusia në Ballkan. Këtij aktori i ntereson të shmangë retorikën të shekujve ku kishim genocide për t’i zëvendësuar me një terminologji konfuze në dukje paqësore. Duke tentuar të organizojnë një organizëm që në rastin më të mirë paralelizon Procesin e Berlinit. Siç dihet teoria është ballkani i ballkanasve”, me këtë e ka hapur Vuçiç fjalën e tij. Ky term është përdorur nga Rusët para një shekulli kur u ndanë territoret shqiptare.

Nëse kërkon të shpallë Ballkanin një territor neutral karshi ndikimeve të BE-së dhe NATO-s, pikërisht është kjo nismë që quhet “Open Balkan”. Këtë e pohoi edhe ministri i Jashtëm i Rusisë. Ramadeklaronte më herët se Ballkani i Hapur ishte ide e tij ndërsa sot Vuçiç e tha qartë por gjithashtu dhe Lavrov e dëshmoi se ka qenë një ide ruso-serbe”– tha deputeti.

Mes të tjerash, Çollaku argumentoi se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk ishte një nismë politike siç aludohej nga Rama dhe sipas deputetit kjo gjë u provua nga vetë i dërguari special i SHBA-ve në Shqipëri, Gabriel Escobar i cili e cilësoi nismën si një “marrëveshje ekonomike”.

“I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar foli për Ballkanin e Hapur dhe tha se një nismë e tillë që të ketë sukses duhet të ketë bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Fraza e Escobar i cili e cilësoi Ballkanin e Hapur si një “marrëveshje ekonomike”, hodhi në tokë gjithë propoagandën e bërë lidhur me marrëdhëniet politike mes vendeve”– u shpreh Çollaku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re