I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës  në kushtet europiane, është një arritje e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për median malazeze Mina, Escobar tha se nuk sheh arsye pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos arrihet deri në fund të verës.

 

GABRIEL ESCOBAR

Meqë ra fjala, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme. Dëgjoj njerëz që thonë se liderët nuk kanë nënshkruar. Është e ligjshme në çdo mënyrë. Borell e bëri të qarte se është e tillë, dhe të dy liderët pranuan. Dhe pyetja tani është, si ta zbatojmë plotësisht atë? Sepse, zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999. Pra, unë jam optimist se do të arrijmë atje. Unë besoj se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik, të nevojshëm për të bërë hapat e duhur”

 

Escobar përmendi gjithashtu detyrimet që duhet të plotësojnë të dy vendet.

 

 

“Në Serbi janë disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, kartave të identitetit dhe disa gjërave tjera. Dhe Kosova pritet të formojë Bashkimin e Komunave Serbe. Na vjen keq, kjo nuk është një pritje. Është detyrim”

 

Sa i përket malit të zi , ku Escobar shkoi për inagurimin e  presidentit të ri të vendit, i dërguari i posacëm tha se ekziston rreziku i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme.

 

Megjithatë ai u shpreh i bindur se  qytetarët e Malit të Zi do të dinë të marrin vendime që janë në përputhje me vlerat dhe aspiratat e tyre

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re