Skip to content

Escobar mbërrin në kryeministri për të takuar Ramën

I Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur në Kryeministri ku do të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama.

Më herët zyrtari i lartë amerikan zhvilloi takime me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Gjatë takimit me kryedemokratin, Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur “non grata” persona të tjerë në radhët e politikës.

Ndërsa i takon personave që janë shpallur aktualisht “non grata”, SHBA po përgatit sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.

Vizita e zyrtarit amerikan vjen në një moment kritik për Partinë Demokratike, ku pas dy ditësh pritet të mbahet Kuvendi i shpallur nga ish-kryeministri Sali Berisha.