Skip to content

Escobar: Nëse PD-ja zgjedh një udhëheqës “non grata” do të ketë pasoja

I dërguari special i SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar deklaroi se do të ketë pasoja nëse PD zgjedh në krye dikë që është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

Deklarata e Escobar vjen  një ditë para Kuvendit të njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata’.”-tha Escobar, në një intervistë për “News24”.