Florian Shabani, rreth 40-vjeç, është rikthyer nga emigrimi në Itali për të investuar në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Bashkinë Shkodër.

Ai thotë se janë në fazën e mbjelljes së produkteve të tyre, por me çmimet që janë rritur puna është bërë e papërballueshme.

Dajçi është një zonë që përmbytet pothuajse çdo vit në stinën e dimrit dhe banorët nuk i kanë marrë dëmshpërblimet. Shabani thotë se kërkojmë vetëm mbështetje ose në të kundërt do e lëshojmë këtë vend.

“Ne jemi në pikun e fazës së mbjelljes dhe unë personalisht jam një emigrant që kam ardh me investu dhe kam gati 5 hektarë tokë.  Janë trefishuar cmimet. Nuk është punë me naftën, e diferenca 1 mijë lekë për litër. Diferencën më të madhe e bëjnë plehrat. Vitin e kaluar kemi përfituar, këtë vit se di. Është me kap plackat. Problemi është kur te vijë vjeshta. Kjo është një piramidë direkt, për të gjithë ne. Mua me intereson që të kemi drejtësi. S’na ka pyetur kush. Kam vullnetin me e bo.

Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve. Mbështetje kërkojmë, nuk po kërkojmë bukë të hamë. Përndryshe do e lëshojmë këtë vend. Ka boshatisje masive nga këto zona. Me çdo njëri që rri më thotë dua të iki dhe është shumë e dhimbshme. Kjo është plaçkitje e këtij vendi. Tesh 30 vite janë duke e degraduar këtë vend”– u shpreh ai.

Ajo që duhet theksuar është se jetesa në zonat rurale në Shkodër është bërë e vështirë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re