Kastriot Islami, ekspert i politikës së jashtme i ftuar në studion e emisionit ‘Pushteti’ në Fax News tha se situata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk po merret me aq seriozitet nga Shqipëria.
Sipas tij ngjarja është mjaft e rëndësishme dhe nëse do ketë pushtim kostoja do jetë shumë e lartë si për dy vendet ashtu dhe për Europën apo në rang global.
Islami theksoi se e gjithë beteja ka të bëjë në thelb se kush do dominojë botën, duke shtuar se negocimet politike nuk po funksionojnë me Putin, dhe nuk dihet si do shkojë situata tashmë me sanksionet e vëna nga perëndimorët ndaj Rusisë.
Pjesë nga intervista në studio:
Meçani: Vendimi I Putinit per njohjen e dy provincave, a mund të quhet fillim i luftës së armatosur?
Islami:Ngjarja është shumë e rëndësishme, shqiptarët nuk janë shumë të ndjeshëm për këtë dhe mbase vjen reagimi. Ky veprim paraprak i Putin, është që Rusia tregon se nuk është më aq e dobët sa para 10 vitesh, mos u afroni shumë.
Këtë e kanë thënë dhe zyrtarë shumë të lartë amerikanë, nëse duam që të mos kemi tensione ka thënë me Rusinë duhet të heqim dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO.
Edhe Macron nuk e tha dot në takim, pra ata po i thonë Ukrainës se je pjesë e Nato-s por nuk bën dot asnjë veprim ushtarak ndaj Rusisë.
Nëse e pushton, kostoja është shumë e madhe.
Në betejat që kanë bërë, janë vrarë afërsisht 2 mijë veta në vit, ata janë në gjendje lufte. Lindja sidomos janë të orientuar nga Rusia, ata duan qetësi dhe kur shkon ushtria ukrainase e shohin si armike.
Meçani: U tha që në datë 16 do të pushtohej, kjo nuk ndodhi, pastaj ndërkombëtrët thane se do të ketë sulme dhe Rusia e interpretoi si dëshirë për luftë të tyren. Tani Biden ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nga Gjermania. A mjaftojnë për ti ulur kokën Rusisë?
Islami:Është e vështirë ta parashikosh, deri ku do shkojë. Ose do bëhet veprimi luftarak, sanksionet ose negocimet. Tentuan me negocime politike dhe nuk funksionoi, sepse nuk e lexonin dot Putin.
Perëndimi racional dhe Rusia irracionale kanë shumë vështirësi të penetrojnë njëri-tjetrin. Prodhuesi numër një i grurit është Rusia, dhe ça do bëhet me vendet e varura nga ky vend në rast lufte? Është një betejë për të ardhmen e globit, kush do e dominojë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
