Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje diasporës të dorëzojnë në postën përkatëse zarfet me fletët e votimit.

Rama theksoi se sot është “dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit sovran, gjykimit të të gjithëve ju me votën tuaj të dielën, më 11 Maj.”

Kreu i qeverisë shtoi se emigrantët kanë ende kohë, sipas tij, për t’u bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit, duke shtuar se janë në kushtet kur mund të votojnë për herë të parë.

Rama theksoi se janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë, duke shtuar se “do të përcaktojnë se ku do të jetë Shqipëria në 2030”.

“Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit Sovran, gjykimit të të gjithëve ju me votën tuaj të dielën, më 11 Maj. Ky është mesazhi i fundit që dua tu përcjell të gjithë motrave e vëllezërve tanë në diasporë ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpia, ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit.

Për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 Maj, do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të Shqipërisë. Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, jeni në kushtet kur për herë të parë mund të votoni nga jashtë kufijve, por keni shansin të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, se kush do të qeverisë dhe kush do t qëndrojë në opozitë.

Janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027″, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko