Momente tensioni janë shënuar në këto momente në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku qindra punonjës policie janë bërë gardh, dhe nuk lejojnë askënd që të hyjë brenda rrethimit.

Një 21-vjeçar, i cili më herët foli për Fax News, tha se brenda rrethimit dikush nga familja e tij, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Djali iu kërkoi me ngulm punonjësve të policisë që ta shoqeronin për te banesa e tij, pasi kishte informacion se babai i tij nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pranë ishte dhe halla e cila u shpreh për Fax News se vëllai i saj ishte duke vdekur.

Kokëulur, nën uniformën që paguhet nga taksat e shqiptarëve, asnjë prej policëve nuk guxoi që të shoqëronte të riun për te familja e tij.

Pas përplasjeve atë e shoqëruan me makinë policie, ndërkohë që nuk dihet ende fati i familjarëve të tij.

Çfarë tha djali më herët:

Familjen e kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia, kemi një javë që e dinim se do të vinin për shembjen.

Është shtëpia jonë, është mundi i 30 viteve, nuk mund ta hedhim.

Babai im ka ardhur këtu që në vitin ’92.

Nuk kemi arritur një marrëveshje, ne nuk duam shtëpi sociale, jemi me certifikatë pronësie, si mund të trajtohem unë njësoj si banorët e prekur nga tërmeti.

Edhe nëse kemi gjetur një shtëpi me qera të përkohshme, nuk e zhbën faktin që na shembën shtëpinë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re