Avokati Arbër Hoxha i ftuar në “Fax News” ka folur për zgjatjen e organeve të Vettingut dhe për sistemin e ri të drejtësisë.

Hoxha e gjykon si të drejtë shtyrjen e afateve të Vetingut, duke theksuar se gjyqtarët që nuk justifikojnë dot pasurinë jo vetëm të përjashtohen nga sistemi por të nisë edhe ndjekja penale. Ndërsa i pyetur për zhvillimet e fundit të Bashës i cili ka mbërritur në SPAK për tu pyetur nga prokurorë belgë, avokati Arbër Hoxha tha se është një cështje nën hetim dhe asgjë nuk është sqaruar.

“Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, duhet të ruhet një standard gjykimi. Në fillim të procesit shortohet në bazë të mbiemrit, dikush që kishte mbiemrin me shkronjat e fundit të alfabetit shqiptar sigurisht do ti hynte vonë procesit të Vetingurt dhe kjo do të ishte e padrejtë. Duhet të respektohet i njëjti standard dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë , pa paragjykuar KLP dhe KLGJ, prandaj duhet të shtyhet edhe afati i Vetingut.

Do të ishte e nevojshme një analizë përse ne jemi këtu? “Analiza është pothuajse e bërë nga KPK dhe KPA. Së pari procesi i Vetingut, procesi i kualifikimit dhe procesi i kualifikimit mori kohë më të gjatë se koha e parashikuar për shkak të mungesës së stafit, të profesionalizmit, mungesa e kompjuterëve dhe zvarritjes së qëllimshme që i bëjnë vetë subjektet që i bëjnë subjekteve që i nënshtrohet Vetingut. Të gjitha këto sjellin mungesën e një afati të arsyeshëm, afati i arsyeshëm ishte i duhur për të testuar 2 mijë njerëz, por sic u pa në praktikë nuk ishte e mjaftueshme. Duhet të shtohet numri i stafit dhe kuadrit gjyqësore dhe është komplet e realizueshme brenda një afati që do të përcaktohet tashmë me miratimet e fundit.

Duke qëndruar në punë gjyqtari zvarrit procesin duke punuar si për ditën e fundit dhe kjo është tepër e rrezikshme. Ata që nu8k justifikojnë pasurinë e tyre duhet të shkojë para ligjit të përballet penalisht kjo është më e rëndësishme sesa largimi i këtyre njerëzve nga radhët e drejtësisë. Ata që nuk e justifikojhnë dot pasurinë që kanë marrë lekë nën veshjen e gjyqtarit, këta duhet të shkojnë përballë ligjit dhe jo vetëm largimi nga drejtësia. Në një të afërme shumë të afër unë jam i bindur që këta njerëz do të merren për veprën penale.

Basha në SPAK – “Kjo ngelet për tu parë sa kohë që çështja është nën hetim, nuk mund të marrësh opinione apo komente të ndryshme. Cështja është për Toyota Yaris, oficerë belgë kanë ardhur në Shqipëri pas një marrëveshje mes SPAK dhe prokurorëve belg dhe kjo është në dinamikën e tyre për tu përfshirë në këtë cështje.

Tahiri – Koka, janë rezultatet e para të reformës në Drejtësi? Është shumë e frikshme që drejtësia e re në emër të “drejtësisë” po bën padrejtësi sepse në rastin konkret të Tahirit. Gjykata e Apelit e Posacme i tregoi edhe një herë shqiptarëve që më mirë të marrësh atë drejtësi që nuk të takon por të paktën të rish jashtë qelisë dhe të pretendosh pafajësinë e plotë dhe më pas të përfundon në burg”, tha Hoxha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re