Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me deklaratat gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë më kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Në fjalën e tij, Vuçiç thekson se zgjidhjet në Rajon duhet të vijnë me kompromis jo nga jashtë, pasi nëse bëhet me presion është pamundur që të përulin Serbinë.
“Nëse doni zgjidhje me kompromis, nese doni te bisedojme, ne jemi te gatshem, por nese doni qe me presion me jashte te zgjidhni te gjitha problemet tuaja, dhe te perulni Serbine, kjo eshte e pamundur.”-është shprehur ndër të tjera Vuçiç.
Vuçiç: “Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë dhe unë thashë në Uashington dhe Bruksel se nuk ka çekan te hekurt që ata të marrin atë që dëshirojnë. Eshte e pamundur që ju të zgjidhni problemet tuaja me presion nga jashtë.
Dua te them vetem nje gje, jo sepse kam frike te flas per gjerat e keqija dhe te veshtira, por sepse mendoj se eshte me shume rendesi qe te jetojme ne paqe me shqiptaret. Dhe ata per cdo dite te fyejne Beogradin dhe Serbine, te sulmojne femijet tane ne Kosove, dhe te mendojne se dikush ne bote te kete fuqine te na detyrojne te bejme dicka te tille. Nëse doni zgjidhje me kompromis, nese doni te bisedojme, ne jemi te gatshem, por nese doni qe me presion me jashte te zgjidhni te gjitha problemet tuaja, dhe te perulni Serbine, kjo eshte e pamundur.
/faxweb