Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, një dëshmitare ka hedhur dyshime të reja për vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu në Gracelli të Fierit nga 38-vjeçari Klodian Çalamani.

Në një bisedë telefonike, dëshmitarja ka treguar se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë edhe një femër. Ajo kërkoi të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë.

Më tej theksoi se Mateo është dëshmitar i një ngjarje dhe kjo sipas saj duket se i ka marrë jetën vogëlushit.

“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet.

Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër ka qenë vetë tezja e Mateos e cila ka mbështetur deklaratën e dëshmitares.

Ndërsa ritheksoi se duhet të hidhet dritë mbi këtë ngjarje, pasi nëna e 8-vjeçarit e cila është akuzuar si e përfshirë  ka qenë në punë, për këtë arsye duhet të zbardhet se e vërteta.

“Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj”, ka thënë më tej tezja e 8-vjeçarit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re