Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përplasur sot me Ministren për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Noka u shpreh se Aktivisti është koncept kriminal që e bën punonjësin e shtetit militant partie.

Ekonomi nga ana tjetër hodhi poshtë këtë tezë, duke theksuar se ky aplikacion nuk ka lidhje me sistemet shtetërore dhe mund të aksesohet nga kushdo.

Debati në kuvend

Milva Ekonomi: Aplikacioni që ka DAP për rekrutimin dhe Aktivisti janë të palidhura me njëra tjetrën. Njëri menaxhohet nga partia dhe tjetri nga administrate publike. Në asnjë moment ato nuk përputhen.

Flamur Noka: Zonja duhet të japë një sqarim nëse është aplikacion partie. 75 punonjës të administratës janë punësuar. Këta punonnjës çfarë janë. A ka dijeni zonja që drejtorët ministrat i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose ndryshe të largohet nga vendi i punës në administratën shtetërore., Koncepti i Aktivistit është kriminal sepse bën një punonjësin e shtetit me militantin e partisë. Na tregoi zonja edhe për partitë simotra. Nëpunës civil si term është i likuiduar dhe mbetet vetëm në letra. Me rilindjen në pushtet është shndërruar në militant. Është gjë e thjesht të vish dhe të flasësh dokrra por termi DAP, administratë civile në Shqipëri është inekzistent.

Milva Ekonomi: Unë raportova për aktivitetin e vitit 2022. Aktivisti nuk ka lidhje me sistemet shtetërore që administron DAP. Aktivisti nuk të kërkon pozicionin e punës. Mund të jesh edhe anëtar i PD dhe të hysh në Aktivist. Këto janë dy gjëra të ndara. Po të hysh në Aktivist e kupton shumë mirë që nuk ka asnjë lidhje me administratën publike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re