Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është përplasur ditën e sotme me Kryetaren në detyre, Voltana Ademi në lidhje me problematikën e madhe të përmbytjeve në Shkodër.

Teksa Ademi i kërkon shpalljen e situatës së emergjencës në nivel lokal në mënyrë që të bëhet vlerësimi i dëmeve, ministri i përgjigjet se nuk ka nevojë të shpallet emergjenca por vetë bashkia mund të fillojë vlerësimet.

Ka qenë pikërisht kjo përgjigje e Ministrit Peleshi, i cili shtoi se qeveria do të ndërhyjë për të mbeshtëtur por vetëm pasi Bashkia të shterojë fondet për situatën e emergjencës që solli dhe përplasjen mes dy zyrtareve të kraheve të kundërta politikë.

Ademi i tha ministrit se ai nuk mundet ta gënjejë atë, dhe shtoi që duan të dijnë vetëm nëse qeveria do të japë një ndihme sado pak të vogel, apo të vazhdojnë më tej me përdorimin e fondeve të tjera të bashkisë.

Pjesë nga biseda:

Peleshi: Është periudhë emergjence. Duhet bashkëpunim. Më pas ngrihet grupi i vlerësimit dhe bëhet vlerësimi i dëmeve dhe më pas do të dëmshpërblehen të gjithë banorët që janë dëmtuar. Por duhet durim, sepse s’mund të flasim për vlerësim pa mbaruar kjo situatë.

Ne jemi në gatisdhmëri dhe të angazhuar për të dëmshpërblyer banorët. Bashkia ka në buxhetin e vet fond emergjencash të gatshëm për t]u angazhuar, por ne së lëmë bashkinë vetëm, prandaj dhe ne do angazhohemi me buxhetet tona..

Ademi: Në bazë të ligjit bën të mundur të gjitha ata që thatë ju. Duhet të shpallet emergjenca që grupet të mund të vlerësojnë dëmin. Duhet ky akti formal për të garantuar dëmshpërblimin. Nuk ndodhin gjërat vetëm me vullnbet. Nëse ne shpallim gjëndjen e emrgjencës ne garantojmë disa fonde.

A mund ta mbaroj zoti ministër?

Peleshi: Të mos bëjmë politikë.

Ademi: A mund të vazhdoj? Na duhet një akt formal për të mobilizuar fodnet tona. Prandaj shpallja e emergjencës do të lehtësonte të gjitha strukturat. Fillon menjëherë puna për vlerësim dhe është e detyrueshme për qverinë të dëmshpërblejë banorët. Ka qenë mbi 3.5 miliaqrdë dëm dhe nuk na është dhënë asgjë, kur Ministre ishte Olta Xhaccka. Janë minimalisht 10 milionë lekë për familje.

Peleshi: Ju mirëkuptoj. Kjo nuk është ccështje kush e ka toopin. Duhet bashkëpunim. Po ju them që pushteti vendor nuk ka nevojë të marrë leje nga qeveria për të bërë vlerësim. Sapo të mbarojë përmbytja, i llutem bashkisë dhe Voltanës të bëjnë vlerësimin. Ne do t]i përmbahemi ligjit. Në rast se 7% i Bashkisë nuk mjafton, atëherë ne do ndërhyjmë për t’iu mbështetur.

Ademi: Nëse na ndihmoni ok, nëse jo, ne duam të dimë që të angazhojmëe fondë të tjera përtej 7%.

Ministri: Nëse nuk mjafton, aty ku ka situata që ligji na thotë të dëmshpërblejmë ne do ndërhyjmë. Kudo ku ka nevoja.

Ademi: Atëherë po na thua ta përballojmë vetë. Fond i Bashkisë nuk është për të blerë koncentrat zoti ministër. Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e përmbytjeve. E keni për detyrë, dhe po jua tregoj meqenëse nuk e dini.

Peleshi: Mesazhi që kam unë është që të gjitha familjet do të mbështeten. Mesazhi juaj nuk e kuptoj

Ademi: A ka mundësi me pas një fije floku ndihmë për të gjitha familjet nga ana qeverisë për koncentrat minimalisht?

Ministri: Është e turpshmepër banorët të dëgjojnë që bashkia, ministri nuk po merren vesh për të sjellë një kmamion me misër në Shkodër.

Ademi: Mos e trajto politikisht. Të lutem shumë a ke mundësi me e shpall gjendjen. 500 ton jo 30 ton. A ka mundësi me e bë të mundur dhe mos me e rrejt këtë popull. Mos më rrej. Mu s’më rren ti.

Peleshi: Të dashur banorë mos u dekurajoni nga këto debate.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re