Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot është e vështirë të jesh opozitar. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se opozita është target i qeverisë, i shtetit dhe i krimit, por është edhe një mision historik.

Kreu i PL-së thotë se beson tek shumica e qytetarëve që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur.

Natyrisht është e vështirë sot të jesh opozitar në një vend ku opozita është target i qeverisë, i shtetit, i krimit, por absolutisht që është edhe një mision historik dhe jashtëzakonisht fisnik për çdo qytetar të Shqipërisë, i cili nuk i tradhton bindjet e tij, i cili nuk pranon një regjim të tillë, që kërkon të zëvendësojë lirinë me frikën dhe pasigurinë, që kërkon të shkelmojë çdo ditë interesin publik dhe interesin kombëtar dhe unë besoj shumë tek shumica e qytetarëve të vendit tonë, që do të reagojnë me mençurinë dhe guximin e duhur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re