Kryeministri Edi Rama thotë se synimi i tij është që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian maksimumi në vitin 2030.

Rama u shpreh se flamuri ynë kombëtar është më i bukuri dhe duhet të ngrihet në Bruksel sa më parë.

Dekada tjetër – u shpreh kreu i qeverisë – do ta gjejë Shqipërinë në tavolinën e Këshillit Evropian

Rama: Ne duhet të shkëlqejmë në këtë proces, sic bëmë atë procesin e diagnostikimit, duhet të shkëlqejmë dhe duhet të jetë ide fikse, që ne duhet ta ngremë flamurin kombëtar në Bruksel, duhet të ngrihet edhe ky flamur se është më i bukuri. Kjo duhet të ndodhë maksimumi në vitin 2030. Dekada tjetër do ta gjejë Shqipërinë në tavolinën e Këshillit Evropian. Ky është misioni ynë, të gjitha të tjerat janë të rëndësishme, por të gjitha të tjerat nuk janë mjaft për atë që ne jemi zgjedhur dhe atë që i detyrohemi këtij kombi. Ata që nuk e kanë kuptuar akoma Pse-në e ngritjes së këtij komisioni sot të jenë të qartë se për cfarë bëhet fjalë. Nëse duan më shumë argumente le ta hapin lirin e madh se aty është faqe e dhimbje koke, për atë që duhet të bëjnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re