DVP Gjirokastër/Sqarim

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, që bëhet fjalë për një aksident në lagjen “Puntore”, Gjirokastër dhe thuhet se Policia Gjirokastër ka fshehur ngjarjen, ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.01.2022, rreth orës 21:40, është marrë njoftim nga shërbimet e policisë se në lagjen “Puntore”, në Gjirokastër, një automjet ka goditur një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore të planizuar në këtë zonë, të cilët kanë konstatuar se automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. M., i pajisur me leje drejtimi, i cili pasi kishte humbur kontrollin e automjetit kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë elektrike, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti është në pronësi të shtetases V. Ç.
Nga shërbimi i policisë rrugore është kryer procedura administrative sipas procedurave standarte të shërbimit të policisë rrugore, ku u krye testi për përdorim të pijeve alkoolike me aparat Drager, ku rezultoi në masen 0.00 Mg/Liter.

Në fund të veprimeve të kryera u vendos masa administrartive me vlerë 2.000 lekë për shkelje të nenit 139 “Shpejtësia”, (pika 2 “Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje

të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e
menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme” dhe pika 10 “Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë”), të Kodit Rrugor.

Policia e Gjirokastrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re