Partia Demokratike ka publikuar të tjera pamje nga protesta e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha, përmes të cilës pretendon se një person me thikë në dorë ka tentuar që të ngjitet në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, PD thekson se Berisha e humbi kur pa ditën e protestës se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, ndërsa theksohet se me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima.

“Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re