Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar thirrjen në Prokurorinë e Posaçme të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për çështjen CEZ-DIA, duke e konsideruar si politike.

Berisha u shpreh se dosja CEZ-DIA është e hetuar gjerësisht dhe personat e implikuar kanë vuajtur dënimin e tyre.

Ai u shpreh se kjo çështje doli në dritë kur kryeministri Edi Rama propozoi Ilir Metën si President i vendit.

“Të mendoj se s’ka politikë këtu nuk jam naiv”, theksoi ish-kreu i qeverisë, duke e konsideruar një “gjah shtrigash që bën Rama”.

“CEZ-DIA është e hetuar gjerësisht, kanë bërë burg e kanë dalë nga burgu persona të implikuar në këtë çështje, Të mendoj se s’ka politikë këtu nuk jam naiv. Dosja kishte dalë në dritë kur Rama e propozoi Ilir Metën president. Çdo njeri ka të drejtën e ligjshme të vlerësojë këtë si një veprim të mirëfilltë politik. Nëse dokumentat faktojnë që Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, nuk gjykohej që dosja të hetoj pa të, tjetër të bënte burg dhe ky të bëhej president. Është gjah shtrigash që bën Rama”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re