Fax News ka shkuar në kanalin vaditës në Kolonjë të Lushnjes, i cili u bë shkak për arrestimin e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve dhe biznesmenëve të tjerë.

Tenderi në fjalë me vlerë 24 milionë lekë është bërë gushtin e kaluar, me qëllim rehabilitimin e kanalit vaditës që lidh tre fshatra të njësisë administrative Kolonjë, ndërsa fermerët thonë se kanali nuk iu shërben atyre për të vaditur tokat bujqësore, pasi është nën nivel.

Banorët thonë se nuk kanë parë  asnjëherë ivestime nga Bashkia, dhe vetëm kanal vaditës nuk mund të quhet, ndërsa shprehen se në çdo palë zgjedhje janë gënjyer me intestime të cilat nuk janë bërë kurrë në zonë.

“Si nuk kemi nevojë për ujë, pa ujë nuk ka jetë, ne fshatar jemi. Nuk është bërë ndonjëherë pastrimi i kanalit, s’ka lidhje me vaditjen ai lloj kanali, kanë ardhur e kanë bërë për fushatë”, thotë një prej banorëve.

“Është gjynah, fondet ku venë? Këtu nuk investojnë për asgjë, ne nuk e dinim se ishte për këtë kanal, çdo njeri që është gabim të arrestohet”.

Faxweb.al, ka siguruar edhe të dhënat e këtij tenderi, të fituar nga kompania “Euro alb”, për rehabilitimin e kanalit vaditës, ndërsa në garë për të fituar kanë qenë tre kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar me pretendimin se nuk kishin mjete dhe fuqi punëtore të kualifikuar.

Vlen të theksohet se kanali në fjalë, ka qenë ekzistues, dhe shuma prej 240 milionë lekësh të vjetra është dhënë vetëm për rehabilitimin e tij, që sipas dëshmisë së banorëve nuk është bërë kurrë. Ende sot pranë kanalit është një skrep, i cili është në pronësi të bashkisë, ndërkohë që nuk dihet se cila ka qenë puna e bërë nga kompania euro alb, pronari i së cilës Bujar Murati, është një prej të arrestuarve me urdhër të SPAK.

Tenderi në fjalë është bërë nga drejtoria e pasurive publike në Bashkinë e Fierit, e cila drejtohet pikërisht nga një tjetër prej të arrestuarve Flamur Peqini, ndërkohë që dyshohet se të gjithë personat e vënë në pranga kanë falsifikuar dhe dokumentet.

Kompania që ka fituar tenderin nuk ka bërë asnjë investim, edhe pse koha që ata kishin në dispozicion për të bërë rehabilitimin e kanalit vaditës ishte një muaj, sipas vetë dokumenteve të tenderit.

Dokumenti per celjen e tenderit nga Bashkia e Lushnjes

SPAK ndërmorri dje një aksion në Bashkinë e Lushnjes, ku vuri në pranga Fatos Tushen dhe zyrtarë të tjerë të drejtorisë së pasurive publike.

Arrest me burg

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

E PLOTË/ 7 në burg, dhe 4 në arrest shtëpie, kush janë 11 personat e arrestuar në Lushnje. Biznesmenë dhe zyrtarë publikë

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re