Frederick Kempe, presidenti dhe CEO i Këshillit Atlantik, ka pyetur kryeministrin Edi Rama në lidhje me portretin në mur.

Rama, me nota humori, i ka thënë se është gjyshi i tij, ndërsa më pas sqaroi se është ati themelues i Shqipërisë që ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë në vitin 1912.

Kempe: Kush është burri që ndodhet pas jush?

Rama: Ismail Qemali, gjyshi im. E shikoni ngjashëmrinë. Është ati themelues i Shqipërisë. Ngriti flamurin pak metra nga kërtu ku jam unë tani. Me pak fjalë është gjyshi i të gjithë shqiptarëve.

Ndër të tjera, Rama tha se është një optimist tragjik, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe rajoni janë vende të mrekullueshme që mund të bëhen shembull sesi mund të jetë ndryshe.

“Jam një optimit tragjik. Të gjithë e dimë që kemi një jetë dhe do të përfundojë, për derisa të marrë fund duhet ta jetojmë me optizimëm të plotë dhe të përpiqemi të lëmë gjurmë. Kjo është ajo që po bëjmë, me qëllimin që Shqipëria të mos vdesë kurrë. Duam që të bëhet e jashtëzakonshme, ne 28 mijë metër katrorë kemi gjithçka . Duhet të bëjmë gjithçka që ky të jetë bekimi i brezave që vijmë.

Kemi dhe rajon të mrekullueshëm, por për disa arsye kjo nuk është bërë vendi që njerëzit meritojnë të kenë. Shoh shumë me tepër gjëra pozitive që po ndodhim dhe jam i sigurt se nëse vazhdojmë kështu do ta bëjmë rajonin një vend më të mirë për të jetuar.

Besoj se mund të mësojmë shumë nga ajo që ndodh përreth dhe të bëjmë maksimumin që ne si rajon të bëhemi shembull sesi mund të jetë ndryshe, si t’i shpëtojnë mallkimit të historisë duke jetuar sëbashku”, tha Rama

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re