Ish-kryeministri Sali Berisha nga studioja e emisionit “Open” ka komentuar dënimin e ish-deputeti demokrat Ervin Salianji me një vit burg, i cili akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.
Berisha tha se Salinji është në burg për sepse ka faktuar se Geron Xhafa është trafikant droge.
Ai shtoi se ky është një shërbim i madh ndaj publikut dhe se Salianji është një hero.
“Ervin Salianji pse është në burg? Çfarë ka bërë? Ka denoncuar, ka bërë publike regjistrimin e një gazetari të porositur nga pronari i tij të Geron Xhafës, ku del se ky i fundit merrej me trafiqe. Bëri një shërbim të madh. Geron Xhafa bashkëpunonte ngushtë me Olsi Ramën. Ai është një hero i vërtetë dhe bëri një shërbim të madh ndaj publikut”, u shpreh Berisha.