TIRANË- Analistja Brizida Gjikondi, foli për situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjet gjatë mbledhjes së Kryesisë. Ajo tha se Basha po tenton të rikthehet në krye të PD-së përmes dinakërisë, duke dëshmuar edhe njëherë se ai është futur në politikë në mënyrë jo të ndershme.
Gjatë intervistës në ABC News, Gjikondi u shpreh se Basha është një figurë e konsumuar në politikën shqiptare dhe nuk ka çfarë ofron.
“Nuk është Basha ai i formati të dhunës dhe të idealizimit dhe pasionit, më shumë e shoh si një rikthim me dinakëri, pasi gjatë zgjedhjeve lokale u zhduk komplet nga situata politike zgjedhore politike në shqiptari, edhe dje në mbledhje që ka zgjatur deri në mëngjes nuk ka qenë prezent fizikisht dhe më shumë janë taktikat e tij që vërtetojnë, se ai ka hyrë në mënyrë jo të ndershme në politikën shqiptare, ka hyrë me imponim dhe me menaxhimin e Berishës dhe kujtoi se prapë dhe në këtë formash mendon të ri hyjë edhe pse mendoj se ai është konsumuar si figurë politike. Ajo e mbrëmshmja ka qenë shfaqja e shëmtuar për PD”, theksoi Gjikondi.